Festa kthehet në tragjedi/ Zyrtari i CHP-së në Turqi humb jetën nga shembja e ballkonit (VIDEO)

festa kthehet ne tragjedi zyrtari i chp se ne turqi humb jeten nga shembja e ballkonit video
festa kthehet ne tragjedi zyrtari i chp se ne turqi humb jeten nga shembja e ballkonit video

Mehmet Palaz është një nga turqit e lënduar i cili u shtrua në spital, pasi u shemb ballkoni i ndërtesës së qarkut të CHP-së në Tavas, gjatë zgjedhjeve lokale të 31 marsit.

Por, mjekët tashmë kanë thënë se Palaz ka ndërruar jetë, pasi nuk i ka mbijetuar dot plagëve që ka marrë gjatë rrëzimit. Me shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve lokale të 31 marsit, ballkoni i ndërtesës së Partisë Popullore Republikane (CHP) në lagjen Tavas të Denizlit u shemb.

[embedded content]

Në këtë ngjarje mbetën të plagosur 8 anëtarë të partisë, ku 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Disa nga të plagosurit janë dërguar në Spitalin Shtetëror në Tavas, teksa të tjerët janë dërguar në spitale në Denizl.

Lajmi për vdekjen e Tavaslı Mehmet Palaz trishtoi qarkun ku ai vepronte. Kadir Tatık, i cili u zgjodh kryebashkiaku i Tavas, deklaroi se ndodhej në spital dhe se ishte shumë i pikëlluar pas lajmit për vdekjen e tij.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →