Të paktën tetë persona vdiqën, kur një tren pasagjerësh u përplas me një autobus në një vendkalim hekurudhor pranë komunitetit Beredievo të rajonit Yaroslavl të Rusisë, rreth 250 kilometra në verilindje të Moskës, në Rusi.
Autobusi u ndal në shina ndërsa po përpiqej të kalonte vendkalimin hekurudhor, thanë mediat ruse. Makinisti ka bërë gjithçka për të shmangur përplasjen, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur, pasi distanca ka qenë e shkurtër, theksohet në raport.
Sipas një deklarate nga Ministria e Emergjencave të Federatës Ruse, asnjë nga tetë personat në bordin e autobusit nuk mbijetoi.
Nuk u raportua për të lënduar në mesin e rreth 340 pasagjerëve në tren.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co