Titulli çështje kohe, Inter thyen Empolin, zikaltërit shkëlqejnë në shtëpi

titulli ceshtje kohe inter thyen empolin zikalterit shkelqejne ne shtepi
titulli ceshtje kohe inter thyen empolin zikalterit shkelqejne ne shtepi

Interi afrohet edhe më shumë me titullin, pas triumfit 2-0 ndaj Empolit, duke e çuar diferencën me ndjekësit në +14. Zikaltërit e nisën zjarr ndeshjen, teksa zhbllokuan sfidën që në minutën e gjashtë. Një goditje e fortë e Dimarcos ishte e pamundur për t’u kapur nga portieri Caprile, me festën e ekipit nga Milanit që ishte totalisht e ligjshme. Të besuarit e Inzaghit iu afruan golit të dytë me Bastonin, por goditja e Bastonit gjeti shtyllën.

Edhe mysafirët patën rastet e veta përpara portës së mbrojtur nga Audero. Në pjesën e dytë, Interi u vendos në kërkim të golit të sigurisë dhe ishte Sanchez ai që ndezi festën në stadium në fundin e sfidës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →