Pamjet që shihni tregojnë automjetin që u përfshi në një aksident të rëndë mëngjesin e sotmeë në aksin Këlcyrë-Përmet.
Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet në afërsi të fshatit Kuqar. Pasi mjeti humbi kontrollin dhe përfundoi në lumin Vjosë, 7 pasagjerë, që dyshohet se ishin emigrantë klandestinë, dhe shoferi kanë humbur jetën.
Siç shihet nga pamjet ajo çka ka mbetur nga makina është një grumbull inertesh, pasi mjeti është shkatërruar totalisht nga përplasja që ka rezultuar fatale për personat që udhëtonin në të. Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se automjeti dyshohet se ka marrë emigrantë të paligjshëm nga Çarshova. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton për zbardhjen e shkaqeve.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co