Dy klube të Premier League pas Alexander Isak. Sulmuesi suedez po shkëlqen në Angli me fanellën e Neëcastle, teksa në 31 paraqitje këtë sezon deri më tani në kampionat, FA Cup dhe Champions League, ka realizuar 18 gola dhe ka dhuruar një asist.
Sipas edicionit të sotëm të “The Sun”, Arsenali dhe Tottenhami e shikojnë si afrim të mundshëm futbollistin për sezonin e ardhshëm. “Gonners” janë në garë për titullin dhe janë në kërkim të një sulmuesi që mund të forcojë ofensivën, ashtu si dhe Spurs. Skuadra e Postecoglou rrezikon të mbetet jashtë Champions League dhe për këtë arsye po gjurmon Alexander Isak.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co