Mos-grumbullimi në miqësoret e marsit motivoi Mirlind Dakun. Sulmuesi i Shqipërisë dhuroi asist dhe realizoi një gol në Rusi, në fitoren 2-1 të Rubin Kazan ndaj Akhmat Grozny. Daku është përfshirë në formacionin e javës në Rusi. 26-vjeçari po luan sezonin e parë në këtë kampionat, teksa është aktivizuar në 19 ndeshje, ku ka realizuar 5 gola dhe ka dhuruar 2 asiste.
Daku ka si objektiv një grumbullim për në Europian. Për të marrë ftesën e trajnerit të Shqipërisë, Sylvinho, natyrisht do të nevojiten sa më shumë minuta lojë me Rubin Kazan.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co