“Gënjeshtrat përbëjnë lajm, Mbappe në një varkë me skuadrën”, Enrique i ashpër në konferencë

genjeshtrat perbejne lajm mbappe ne nje varke me skuadren enrique i ashper ne konference
genjeshtrat perbejne lajm mbappe ne nje varke me skuadren enrique i ashper ne konference

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme në Coupe de France mes ekipit të tij dhe Rennes. Natyrisht, gazetarët “ngacmuan” teknikun sa i takon Kylian Mbappe-së, i cili po kalon muajt e fundit në Paris.

“Është interesant fakti se një gënjeshtër përbën lajm. Pas ndeshjeve jam i lodhur, kam pak energji, por të gjitha këto i përjetoj me qetësi totale. Unë e bëj punën time në mënyrën më të mirë dhe jam i kënaqur me të gjithë lojtarët e mi, përfshirë Kylian. Ai gjithmonë përformon në mënyrë spektakolare. Dhe unë do të doja që sezoni të përfundojë mirë për PSG-në dhe mrekullisht edhe për Kylian. Jemi të gjithë në të njëjtën varkë duke u përpjekur të arrijmë në portin e suksesit”.

Dhe i pyetur nëse e kuptonte apo jo gjendjen shpirtërore të Mbappes, Luis Enrique devijoi bisedën: “Ti je i ri, por unë jam 53 vjeç dhe kam shumë përvojë”.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →