“Këtu sundon prova”/ Toni Gogu: Dy parimet që PS nuk i neglizhon te komisioni për “TIMS”

ketu sundon prova toni gogu dy parimet qe ps nuk i neglizhon te komisioni per tims
ketu sundon prova toni gogu dy parimet qe ps nuk i neglizhon te komisioni per tims

Nënkryetari i Komisionit Hetimor për çështjen e administrimit të të dhënave të sistemit “TIMS”,  Toni Gogu, tha se dy parime nuk mund të neglizhohen nga mazhoranca.

“Prezumimi i pafajësisë është shumë i rëndësishëm dhe kur themi diçka duhet ta mbështesim me prova. Këtu sundon prova! Provat duhet ta sundojnë këtë sallë deklaroi”, deklaroi Gogu.

Më tej ai i sugjeroi kryetarit Ervin Salianji që nëse duan le ta sjellin edhe Gazmend Bardhin si dëshmitar se kishte dëgjuar që ka informacion për këtë çështje.

“Tani në planin paraprak të veprimtarisë së këtij komisioni që unë kam parë ju s’keni asnjë provë” theksoi Gogu.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →