VIDEO/ Banesa në Vlorë përfshihet nga flakët, ndërron jetë 74-vjeçari që ndodhej brenda

video banesa ne vlore perfshihet nga flaket nderron jete 74 vjecari qe ndodhej brenda
video banesa ne vlore perfshihet nga flaket nderron jete 74 vjecari qe ndodhej brenda

Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ndërsa për pasojë një 75-vjeçar ka ndërruar jetë.

Raportohet se banesa që ndodhet pranë sheshit “Omonia” në qytetin e Vlorës është në pronësinë e shtetases S. Zh., ndërsa viktima është vëllai i saj 74-vjeçar, i cili ishte tetraplegjik.

Sakaq, besohet se zjarri ka qenë aksidental, ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

[embedded content]

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:00, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetases S. Zh., ku si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga flakët, ka humbur jetën, brenda në banesë, vëllai i saj shtetasi G. R., 74 vjeç, (tetraplegjik).

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co