Suedia ka paralajmëruar një ndeshje miqësore për t’i bërë homazh karrierës së Zlatan Ibrahimovic, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të kombëtares skandinave me 62 gola të shënuar. Siç është bërë e ditur në rrjetet sociale, bëhet fjalë për një takim kundër Serbisë, të planifikuar për 8 qershor, sfidë kjo që do të zhvillohet në Friends Arena në Stokholm.
Jeta futbollistike e Zlatan Ibrahimovic është më të vërtetë mbresëlënëse. Ibra ka dhënë një kontribut të madh në skuadrat ku ka luajtur, por edhe për kombëtaren.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co