Humbja e Erdogan, Zekthi: Atmosfera elektorale nuk e favorizoi presidentin turk, edhe më parë ai ka humbur…

humbja e erdogan zekthi atmosfera elektorale nuk e favorizoi presidentin turk edhe me pare ai ka humbur
humbja e erdogan zekthi atmosfera elektorale nuk e favorizoi presidentin turk edhe me pare ai ka humbur

Politologu Fitim Zekthi, i ftuar në emisionin Open në News24, komentoi humbjen e Erdogan në zgjedhjet në Turqi e sidomos në Stamboll.

Zekthi theksoi se Erdogan ka nisur të dobësohet që më parë, teksa kishte humbur në zgjedhjet lokale të kaluara Stambollin dhe disa metropole të tjera në Turqi.

“Atmosfera elektorale nuk e favorizonte Erdoganin. Inflacioni i lartë nuk favorizoi atë. Opozita turke ka ndryshuar shumë, ka bërë përmirësime. Kemi parti të re CHP me figura të reja. Humbja ishte e qartë dhe e dukshme, e pritshme ishte, por jo në këtë masë.

Partia e Erdoganit ka rënie në elektoral në zgjedhje lokale. Janë disa dinamika në Turqi, që kanë favorizuar partitë opozitare. Duhet thënë se Erdogan ka humbur disa bashki kryesore edhe më parë”, deklaroi Zekthi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →