Gazetarja Brikena Metaj, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e “Open” në News24 ka zbuluar detaje në lidhje me aksidentin e rëndë me 7 viktima që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Këlcyrë.
Ajo zbuloi se rreth orës 2:30 të mëngjesit, automjeti që drejtohej nga një 24-vjeçar nga Shkodra është pikasur nga policia, e cila i ka kërkuar të ndalojë për shkak të shpejtësisë së lartë dhe për shkak se në mjet gjendeshin shumë persona.
Gazetarja shpjegoi se i riu ka vendosur të kthejë mjetin pas për t’iu shmangur autoriteteve, gjë që e ka bërë me sukses momentalisht.
Dyshohet se drejtuesi, duke mos njohur zonën ka gabuar në marrjen e një kthese dhe ka dalë nga rruga duke u rrokullisur disa herë dhe përfundimisht duke gjetur vdekjen së bashku me 7 klandestinët që transportonte.
[embedded content]
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 e 30 të mëngjesit, ku patrulla e policisë ka identifikuar një mjet që po lëvizte me shpejtësi të lartë dhe që transportonte shumë persona. Mjetit i është kërkuar të ndalojë, por kjo nuk ka ndodhur dhe drejtuesi është kthyer pas. Mjeti ka ecur me shpejtësi të lartë për të shmangur policinë. Drejtuesi ka shmangur policinë, e cila u vu në kërkim të mjetit, i cili kishte dalë nga rruga dhe u gjet në orët e para të mëngjesit. Drejtuesi 24-vjeçar nga Shkodra, i cili dyshohet se nuk ka njohur terrenin ka gabuar dhe ka dalë nga rruga duke u rrokullisur disa herë dhe duke u përplasur për vdekje së bashku me 7 klandestinët që transportonte buzë lumit Vjosa”, zbuloi ajo.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co