Një pjesë e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës godet një shtëpi në Florida

nje pjese e stacionit nderkombetar te hapesires godet nje shtepi ne florida
nje pjese e stacionit nderkombetar te hapesires godet nje shtepi ne florida

NASA po heton pasi një pjesë e madhe metalike, që besohet të jetë pjesë e një palete baterish nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës (ISS), ra në një rezidencë në Florida.

Siç vë në dukje The Guardian, një copë cilindrike me peshë rreth një kilogram, ra në një rezidencë në qytetin e Napolit, Florida pasditen e 8 marsit.

“Ishte një zhurmë shurdhuese. Për pak më goditi djalin tim”, tha pronari i shtëpisë, i cili shtoi se objekti bëri një vrimë të madhe në dysheme dhe në tavan. Askush nuk u lëndua. Shpjegimi më i mundshëm është se fragmenti erdhi nga ISS.

Një paletë 2.9 tonëshe e përdorur për të përmirësuar një bateri në ISS u shkëput dhe u dërgua në mars 2021 në një orbitë të rihyrjes atmosferike.
Autoritetet amerikane regjistruan rihyrjen e mbeturinave hapësinore mbi Gjirin e Meksikës për në jugperëndim të Floridës në orën 14:29 të asaj dite, vetëm pesë minuta para se të godiste rezidencën.

Rihyrjet e pakontrolluara në atmosferë nuk janë të rralla, por në shumicën e rasteve fragmentet shkatërrohen para se të arrijnë në tokë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →