Tekniku i Teutës, Edi Martini u shfaq i zhgënjyer pas humbjes 1-0 ndaj Partizanit.
Humbja në minutën e fundit dhe penalltia e humbur. “Bëm pjesë të parë shumë të mirë, në të dytën ra ritmi. Të luash të diel dhe të mërkurë, problem. Qendrat e mbrojtjes luftuan fort pjesën e parë, nuk e lanë kundërshtarin të vinte. Lodhja bëri punën e vet, dhe fati është çështja e lojës.
Zëvendësimet. “Po, nuk kishim mundësi të bënim tjetër. Luajtëm pak minuta me 1 lojtar mangët. Më le shije të keqe, kishim mundësi të luanim për katërshen, sot them është larg”.
Sa u godit skuadra psikologjikisht me performancën në pjesë të dytë? “S’na falet të thyhemi moralisht për penallti. Shumica e lojtarëve nuk kanë mbajtur shumë peshë vitin e kaluar në ekipet e tyre. Duhen lider. Ajo që binte në sy ishte lodhja se harxhuam shumë energji me Tiranën. Gjini për pak ditë 4 ndeshje, që është pikë e fortë”.
Pse ndryshove rrugën Ed, për të ardhur në “Air Albania”? “Fatkikisht ne një derbi i Durrësit, Dinamo dhe Teuta, të bëhej në fushën e Durrësit. Gjithsesi erdhëm këtu dhe ndikoi. Ishim përgatitur për në Durrës dhe na lodhi pak rruga”.
Mund ta ndryshoje lojtarin që e humbi penalltinë e parë? “Mundet, por Peposhi kishte bërë të gjashtë penalltitë e mëparshme. Do thoja pse e ndryshova po ta humbte dikush tjetër, por e mendova dhe mund ta kisha bërë”.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co