Sparta Pragës triumfoi 0-2 ndaj Opavës, takim ky i vlefshëm për Kupën e Çekisë. Sulmuesi shqiptar, Indrit Tuci dhuroi asist te goli i dytë i Spartës. Kuchta shënoi i parë, ndërsa në të 80-tën minutë, i shërbyer nga Tuci, Olatunji “vulosi” suksesin. 23-vjeçari u transferua te Sparta nga Lokomotiva e Zagrebit.
Sa i takon kampionatit, lojtari kuqezi është impenjuar në 6 ndeshje. Rivaliteti i madh te skuadra e Spartës ka bërë që Tuci të mos gjejë shumë hapësira në javët e para, por me kalimin e kohës mund të gjejë minutat e duhura.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co