Kalimi i shumë yjeve të futbollit evropian në Lindjen e Mesme ditët e fundit ka hapur polemika për bashkëshortet dhe partneret e futbollistëve, të cilat ankohen nga rregullat e këtyre vendeve.
Por për Jessica Aidi, bashkëshorten e Marco Verrattit, nuk ka aspak probleme të tilla. Ndoshta edhe për faktin se mesfushori italian luan në Katar, vend që ka një zonë ekskluzive për perëndimorët, ku mund të bëjnë shoping, hanë në restorante luksi dhe madje mund të pinë edhe alkool, ndryshe nga Aarabia Saudite që ndalon çdo gjë.
Ditët e fundit modelja franceze ka postuar disa foto, duke përshëndetur ndjekësit e saj të shumtë. Ndryshe nga gratë e tjera të futbollistëve, ajo nuk është ankuar për jetën atje.
E pyetur se kur mund ta shohin nënë për herë të parë, ajo është diskrete në këtë pjesë, teksa thotë se gjërat në çift nuk mund të dalin në publik. Ndërkohë që Verratti ka dy djem nga martesa e parë.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co