Stefano Pioli as që ka ndërmend të largohet nga Milan, është i fiksuar pas “djallit”. Dëshira e tij është të qëndrojë në krye të kuqezinjve, por sigurisht për të realizuar këtë qëllim i duhet edhe një sforco e fundit, të blindojë vendin e dytë në Serie A dhe t’i shkojnë deri në fund Europa League. Pak kohë më parë largimi i tij në fund të këtij sezoni ishte i sigurt, por balancat kanë ndryshuar së fundmi, Pioli po fiton gjithnjë e më shumë kuota për t’u konfirmuar.
![Pioli, është ende “zjarr”, largohen hijet e “divorcit”, gati një “dhuratë e çmuar (FOTO) 2 Pioli](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/04/pioli-eshte-ende-zjarr-largohen-hijet-e-divorcit-gati-nje-dhurate-e-cmuar-foto.jpg)
Sipas Tuttosport, lidhja e tij me lojtarët dhe me stafin drejtues është ende shumë e fortë. Edhe drejtuesit e klubit synojnë të vijojnë me Piolin, por pa rinovuar, kontrata aktuale e Piolit skadon në 2025. Ky pakt duket i përshtatshëm për të dy palët, pra Pioli dhe drejtuesit mund të projektojnë të qetë sezonin e ri.
![Pioli, është ende “zjarr”, largohen hijet e “divorcit”, gati një “dhuratë e çmuar (FOTO) 3 La Gazzetta](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/04/pioli-eshte-ende-zjarr-largohen-hijet-e-divorcit-gati-nje-dhurate-e-cmuar-foto-1.jpg)
Dhurata e parë për Piolin pritet të jetë Zirkzze. Sipas La Gazzetta dello Sport, holandezi i ka thënë “Po” Milanit, ndërsa për Bologna-n do të shkojnë 50 milionë euro, plus kartonin e Saelemaekers.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co