![Marca zbulon detaje për datën, prapaskena e zyrtarizimit në Madrid të Kylian Mbappe 2 marca zbulon detaje per daten prapaskena e zyrtarizimit ne madrid te kylian mbappe](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/04/marca-zbulon-detaje-per-daten-prapaskena-e-zyrtarizimit-ne-madrid-te-kylian-mbappe.jpg)
Pasi bëri të ditur se do të largohet nga PSG, Kylian Mbappe njoftoi se para Europianit do zyrtarizojë skuadrën e re. Për momentin, fokusi i sulmuesit është në Paris, për të mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.
Kalimi te Real Madrid duket punë e kryer, një ëndërr që po bëhet realitet. E vetmja pikëpyetje mbetet data e anonçimit të madh, që po pritet me padurim nga fansat e Mbappe dhe ata të Los Blancos.
Në bazë të asaj që shkruan Marca, do jetë vetë Mbappe që do të vendosë se kur e do zyrtarizimin në Madrid. Ajo që mund të thuhet me siguri është se do pritet fundi i sezonit me PSG, me këta të fundit që janë në garë për Kupën e Championsin, ndërsa kampionati është histori e mbyllur pasi ekipi i Enriques është i shkëputur ndjeshëm.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co