Elbasan
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe vodhi një celular, kapet dhe vihet në pranga 17-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd kapën dhe ndaluan shtetasin E. B., 17 vjeç, banues në Librazhd, sepse dyshohet se më datë 29.01.2024, i ka vjedhur celularin një shtetasi pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit:
-I. C., 36 vjeç, banues në Peqin, pasi në lagjen “Çezme”, me motomjetin që drejtonte pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasen D. R., 61 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;
-A. M., 24 vjeç, banues në Gramsh, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur një automjet të parkuar, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. H., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi me automjetin që drejtonte ka përplasur një automjet autoshkolle. Për pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesja e automjetit të autoshkollës, shtetasja A. B., 25 vjeçe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-P. A., 64 vjeç, banues në fshatin Lleshan, pasi është konfliktuar verbalisht, me një 44-vjeçare, për motive të dobëta;
-A. A., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Çlirimi”, është konfliktuar verbalisht, me një 55-vjeçar, për motive të dobëta;
-V. B., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi i ka dëmtuar celularin një 44-vjeçari, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. H., pasi ka kallëzuar shtetasi M. K., 58 vjeç, se shtetasi B. H. i ka pushtuar një sipërfaqe toke.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. B., 55 vjeç, banues në Peqin, pasi ka dëmtuar disa pemë ulliri të një shtetasi tjetër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co