Mallorca ka shprehur interesimin e saj për të mbajtur Vedat Muriqin, i cili ka qenë një pjesë thelbësore në ekip për dy sezonet e fundit. Klubi ka vënë në pah rëndësinë e lojtarit dhe kontributin e tij në suksesin e skuadrës në luftën për të mbetur në La Liga, duke lënë gjithçka në duart e sulmuesit.
Muriqi i është përgjigjur zërave për largimin e tij të mundshëm nga Mallorca me deklarata besnikërie ndaj klubit. Lojtari ka deklaruar se është i lumtur te Mallorca dhe se nuk do të mendojë të largohet nga skuadra.
Pavarësisht deklaratave të Muriqit, ka zëra për interesimin e klubeve të tjera, si Sevilla apo Atlético de Madrid, për nënshkrimin e lojtarit.
Megjithatë, Muriqi e ka bërë të qartë se prioriteti i tij është të qëndrojë në Mallorca dhe se do të ishte i gatshëm të vazhdonte kontratën nëse i jepet mundësia, diçka që do të prishte planet e të dyja skuadrave për të marrë shërbimet e tij për 2024/2025.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co