Luke Fleurs, një futbollist që luajti për Afrikën e Jugut në Lojërat Olimpike Tokio 2021 (u aktivizua titullar në të tria ndeshjet), ndërroi jetë në moshën 24-vjeçare pasi u qëllua me armë zjarri në periferi të Johanesburgut gjatë një tentative për rrëmbim ose vjedhje të makinës së tij.
“Po, është e vërtetë, Luke Fleurs u qëllua për vdekje gjatë një tentative vjedhjeje”, konfirmoi një burim për “Sunday World”.
Luke Fleurs ishte një fans i madh i ish-mbrojtësit spanjoll, Karles Pyjol, të cilin e takoi në ditëlindjen e tij të 18-të.
“Ishte një privilegj i madh që takova këtë legjendë në ditëlindjen time. Kur isha fëmijë, ai ishte një nga lojtarët që unë e ndiqja me pasion dhe vazhdoj ta ndjek, sepse, kur e takova, ai u ndje shumë i nderuar,” shkruante në atë kohë në Instagram për takimin e tij me Pyjol.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co