Technology

SHBA, Google tarifon disa nga shërbimet e Inteligjencës Artificiale

shba google tarifon disa nga sherbimet e inteligjences artificiale
shba google tarifon disa nga sherbimet e inteligjences artificiale

Google, motori i kërkimit i përdorur nga më shumë se një miliardë njerëz në mbarë botën, thuhet se po konsideron të tarifojë shërbimin për përmbajtjen premium të krijuar nga inteligjenca artificiale (IA), shkruan BBC.

Kompania, në pronësi të Alphabet Inc, thuhet se po rinovon modelin e saj të biznesit dhe po kërkon të vendosë disa nga produktet e saj kryesore me pagesë.

Do të ishte hera e parë që Google tarifon për ndonjë nga përmbajtjet e tij.

Sipas Financial Times (FT) thuhet se kompania është duke vlerësuar nëse do të shtohen disa veçori kërkimi të fuqizuara nga IA në shërbimet e saj premium të abonimit, të cilat tashmë ofrojnë akses në asistentin e ri të IA të quajtur Gemini, versioni i Google i chatbot viral ChatGPT.

Drejtuesit thuhet se nuk kanë vendosur ende nëse ose kur do të vazhdojnë me teknologjinë por inxhinierët po zhvillojnë njohuritë e nevojshme për të nxjerrë shërbimin.

Motori tradicional i kërkimit i Google do të mbetet i lirë, por do të vazhdojë të shfaqet me reklama së bashku me përmbajtjen e kërkuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts