Roza Lati ka treguar detaje shokuese nga fëmijëria e saj, teksa rrëfeu se është dhunuar nga i ati, i cili vuante nga sëmundja e tumorit në tru.
Moderatorja tregoi se sëmundja e pashërueshme e bëri babai e saj agresiv dhe në një episod, ky i fundit e rrahu kur ishte 5-vjeçe pasi i kërkoi 50 lekë për çamçakëz.
“Ai ka ndërruar jetë nga tumori në kokë dhe kjo është arsyeja e dhunës së tij”, tregoi Roza.
Moderatorja shtoi se nëna e saj Rita i ka mbuluar të gjitha gjërat pa ja kërkuar fare.
“Kur i kam kërkuar për herë të parë 50 lekë për çamçakëz më ka rrahur, sepse im atë ka qenë i dhunshëm. Ai ka ndërruar jetë nga tumori në kokë dhe kjo është arsyeja e dhunës së tij.
Mbaj mend sa kishin dalë çamçakëzat e parë kam qenë 5 vjeçe ai ishte te puna e tij dhe vajta se pashë shoqet e mija që kishin marrë çamçakëz, kanë qenë disa me ngjitëse te dora edhe më ka rrahur pse i kërkova 50 lekë për çamçakëz. Ai ishte agresiviteti i tij që i rrëshkiste, sepse im atë ka ndërruar jetë nga tumori në kokë.
Duke u rritur ashtu unë tani kjo goca këtu, më vjen zor të kërkoj lekë, më vjen zor të lyp sepse jam rritur në këtë mënyrë dhe e kam traumatike. Dhe mami këtë gjë e di. Rita m’i ka mbuluar të gjitha gjërat pa ja kërkuar fare”, tregon ajo./Panorama Plus
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co