Partizani nuk di të ruajë avantazhin, të kuqve u janë bërë makth shifrat 1-1

partizani nuk di te ruaje avantazhin te kuqve u jane bere makth shifrat 1 1

Partizani është aktualisht skuadra e dytë pas Laçit me më shumë barazime në Kategorinë Superiore. Të kuqtë kanë grumbulluar 11 të tilla, në 29 javë të luajtura deri më tani.

Përveç faktit që kanë shumë rezultate të tilla, ka një tjetër veçori mjaft interesante, pasi rezultati më i përsëritur për “demat” në këtë sezon është 1-1. Në 11 ndeshje me shifra të barabarta, 9 prej tyre kanë përfunduar me nga një gol të shënuar për të dyja skuadrat.

Një tjetër fakt që vihet re është se në shumicën e këtyre ndeshjeve, që janë mbyllur 1-1, shënon fillimisht Partizani dhe më pas barazon kundërshtari. Ky është një tregues që “demat” e kanë të vështirë të ruajnë avantazhin.

Dsdsadasdsad
Dsdsadasdsad

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co