Partizani bën pazar te Dinamo, ofertë brazilianit Denison. Zbardhen prapaskenat me 26-vjeçarin

partizani ben pazar te dinamo oferte brazilianit denison zbardhen prapaskenat me 26 vjecarin
partizani ben pazar te dinamo oferte brazilianit denison zbardhen prapaskenat me 26 vjecarin

Partizani e projekton veten në kompeticionet europiane në verë dhe ka nisur përgatitjet për të pasur një skuadër sa më konkurruese dhe që i përshtatet stilit të trajnerit Shehi.

E kemi thënë disa herë se vetëm Cara nuk mjafton për krahët e sulmit dhe nisur nga ky fakt drejtuesit janë përqendruar për të afruar një tjetër sulmues krahu. “Panorama Sport” mëson se një nga kandidatët potencialë është Denison Silva i Dinamos. Braziliani konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë të Kategorisë Superiore në pozicionin e tij dhe kjo nuk mund të kalonte pa tërhequr vëmendjen e Partizanit.

PRAPASKENAT – Kontrata e Denison me Dinamon skadon në fund të sezonit. Klubi blu kërkon të rinovojë me 26-vjeçarin, por negociatat nuk kanë dhënë frytet e pritshme dhe shanset më të mëdha janë që ai të largohet në mbyllje të këtij sezoni. Burime pranë lojtarit bëjnë me dije për gazetën se në tavolinë kanë mbërritur disa oferta, por Partizani duket në “pole” për shërbimet e tij.

Përveç të kuqve, interes për Denison ka pasur edhe Tirana, që deri më tani është ndeshur me refuzimin e lojtarit. Denison ka në tryezë edhe dy oferta jashtë vendit, një në Portugali dhe një tjetër në Indonezi. Këtë të fundit 26-vjeçari nuk e preferon për shkak të stilit të jetesës, ndërsa në ligën e dytë të Portugalisë ka taksa mjaft të larta sa i përket pagës dhe llogaritë ekonomike nuk e nxjerrin mjaftueshëm mbi Shqipërinë. Në këto kushte, Partizani mbetet opsioni më ideal për momentin. Aktualisht vendimi nuk është marrë, por është fakt se të kuqtë i kanë bërë ofertë zyrtare Denisonit dhe marrëveshja duket tërësisht e arritshme.

VENDI NË EKIP – Denison te Dinamo po luan si sulmues i majtë, por ai mund të luajë edhe në të majtë, por edhe si fantazist pas sulmuesve. Te Partizani aktualisht nga e majta luan Cara, teksa krahu i djathtë është bosh, pra pa një anësor tipik. Në këtë kuadër, nëse Denison vjen, me shumë mundësi llogaritet si sulmues i majtë, ku bashkë me Carën dhe një prej qendërsulmuesve (Mba, Bintsuka, Keko ose Mensah) do të ndërtonin një treshe shumë të rrezikshme. Partizani interesohet edhe për Salamin, për të cilin duhet “hapur thesi”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →