Mbahet pa prezencën e socialistëve mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Vokshi: Rama dhe të tijët kanë frikë nga hetimet

mbahet pa prezencen e socialisteve mbledhja e komisionit hetimor per shendetesine vokshi rama dhe te tijet kane frike nga hetimet
mbahet pa prezencen e socialisteve mbledhja e komisionit hetimor per shendetesine vokshi rama dhe te tijet kane frike nga hetimet

Ka nisur pa prezencën e përfaqësuesve socialist, Komisioni Hetimor për Shëndetësinë.

Në këtë komision morën pjesë përfaqësues të opozitës. Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë Albana Vokshi tha se Edi Rama dhe të tijët kanë frikë nga hetimet e Komisionit, prandaj dhe kanë zgjedhur të mos jenë të pranishëm.

Vokshi në mesazhin e saj nënvizoi se Komisioni Hetimor duhet të nisë punën sa më parë, që hetimeve për koncesionet në Shëndetësi t’ju shkohet deri në fund.

“Edi Rama dhe anëtarët e PS në Komision nuk kanë ardhur, pasi kanë frikë nga ky Komision. Maxhoranca po shkel përditë ligjet dhe Kushtetutën. Është kjo qeveri që ka frikë nga gjithçka, pasi ka abuzuar me pushtetin në 10 vite. Ne nuk kemi kohë për të humbur, hetimi duhet të nisë sa më parë”, u shpreh Vokshi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →