Po luanin me armë në makinë dhe…/ I riu deklaroi se e plagosi shoku, policia identifikon autorin e ngjarjes në Velipojë, shpallet në kërkim 25-vjeçari

po luanin me arme ne makine dhe i riu deklaroi se e plagosi shoku policia identifikon autorin e ngjarjes ne velipoje shpallet ne kerkim 25 vjecari
po luanin me arme ne makine dhe i riu deklaroi se e plagosi shoku policia identifikon autorin e ngjarjes ne velipoje shpallet ne kerkim 25 vjecari

Një 25-vjeçar është shpallur në kërkim në lidhje me një plagosje të ndodhur dy ditë më parë në Velipojë.

Ngjarja ndodhi në datën 2 prill në aksin Shkodër-Velipojë, rreth orës 21:45 në vendin e quajtur ura e Gjo Lulit në zonën e Mali Kolaj.

I plagosur ka mbetur shtetasi Emiljano Paloka, 27 vjeç banues në fshatin Pulaj në Velipojës.

Sipas burimeve 27-vjeçari ndodhej brenda automjetit bashkë me dy shokë të tij dhe plagosja ka ndodhur brenda në makinë ku është gjetur edhe gëzhoja e armës së zjarrit.

Nga hetimet e para dyshohet se plagosja e shtetasit Emiljano Paloka ka ndodhur padashje nga një prej shokëve të tij në një shkrepje të pavetëdijshme të armës në lojë e sipër brenda automjetit.

Njoftimi:

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së ndodhur mbrëmjen e datës 02.04.2024, në Velipojë.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 25-vjeçar, autor i dyshuar i plagosjes me armë zjarri.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër, për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së ndodhur mbrëmjen e datës 02.04.2024, në fshatin Malikolaj, Velipojë, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, është identifikuar autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi K. L., 25 vjeç, banues në fshatin Baks i Ri, Velipojë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi K. L. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

I plagosuri, shtetasi E. P., 27 vjeç, vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →