Ka mbaruar procesi gjyqësor për Fredi Belerin, i cili është vendosur nën akuzë për shitblerje votash, ndërsa seancën e radhës do të mbahet me datë 13 Shkurt në orën 14:00, ku do të lexohet pretenca nga Prokuroria.
Në një deklaratë për mediat avokati i tij tha se Beleri ka qenë i dënuar më parë, kur ishte i ri. Ai shtoi se është e qartë se gjykata do ta dënojë e se procesi ka qenë i parregullt që nga fillimi, teksa thotë se GJKKO nuk pranon asnjë prove të tyren.
“E tha dhe specialistja tha se ai është i padënuar është rehabilituar. Ka pasur një dënim kur ka qenë i ri, një njeri nuk mund të rri për 20 vite, nuk ta shpejgoj dot veprën penale, aty e keni… Sot procesi pati edhe një dimension tjetër të paligjshme. I kërkon informacion në lidhje me pagesën e Arsen Ramës. Nuk kanë guximin të marrin asnjë prove në fund. Duket qartë se duan të dënojnë. Kur je i dënuar të jep historikun. Se pranoi gjykata nuk pranon asgjë tonën. Te gjykata Kushtetuese gjithë vëmendja është te GJK”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co