SkĂ«nderbeu shet sulmuesin nigerian, Franklin Ahanonu, te klubi i madh kazakistanas, Astana. Lajmi Ă«shtĂ« konfirmuar pĂ«r âPanorama Sportâ nga burime zyrtare nĂ« klubin korçar, me drejtuesit qĂ« po diskutojnĂ« detajet e fundit tĂ« transferimit nĂ« Kazakistan.
Ahanonu shkëlqeu te korçarët, duke shënuar 9 gola në 18 ndeshje, nga të cilat vetëm 14 herë luajti si titullar. Më parë në Shqipëri ka luajtur me Turbinën e Cërrikut. 22-vjeçari nigerian do të udhëtojë që sot drejt skuadrës së re, duke u larguar nga Skënderbeu në kulmin e sezonit.
Nga ky transferim skuadra korçare pritet të përfitojë një shumë të majme, por detajet zyrtare do të bëhen të ditur në orët në vijim.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co