Duke diskutuar mbi kërkesat e shqiptarëve për azil në vendet e Bashkimit Evropian, avokatja Fatmira Mulaj e ftuar në emisionin “Sintezë” nga Brenton Kotorri në News 24, tha se shkuarja për azil është humbje dhe se zgjidhja e vetme është arsimimi.
“Largimin nga Shqipëria në mënyrë ilegale e quaj humbje kohe. Një i ri mund të marrë një profesion. Nëse nuk ka një diplomë, mund të ketë një zanat. Bashkimi Evropian kanë shumë hapësira për të punësuar punëtorët e kualifikuar. E quaj humbje kohe emigrimin në rrugë të paligjshme nëse do të kalohet në procedurat e kërkimit të azilit. Kemi një afat deri në 16 muaj të procedurave, kalohet në zbatimin e legjislacionit të azilkërkimit. Gjatë kohës që kërkojnë statusin e azilkërkuesit mendojnë se i shkelen të drejtat e tyre, mund të drejtohet Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Këshilloj që të rinjtë shqiptarë t’i drejtohet shkollimit ose marrjes së një profesioni dhe të udhëtojnë me një vizë pune”, theksoi ajo.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co