Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, sulmoi sërish marrëveshjen e arritur së fundmi midis mazhorancës dhe opozitës për amnistinë penale.
Gjatë një takimi në Mallakastër, tha se nuk kishte turp më të madh që deputetët e votuar nga demokratët bashkuan votat me Edi Ramën për të lënë protestuesit në burg.
Fjala:
Vetëm në këto tre javë është parë pazari më i madh që është bërë në fakt midis atyre hallexhinjve. Ne kishim një ofertë shumë të mirë dhe besoj atë që shqiptarët duan për zgjedhjet. Garë, lista të hapura, të gjithë në garë në mënyrë të barabartë. Kush e meriton votën të dalë kandidat dhe të jetë përfaqësues i shqiptarëve në Kuvend. Kjo ishte kërkesa e parë. E dyta, të votojnë të gjithë shqiptarët që janë larguar, janë dëbuar në këto 10 vite. Kjo ishte oferta jonë. Çfarë bëri mazhoranca, nuk kam asnjë iluzion nga Rama. Strategjia e tij është fare e qartë, të dëbojë shqiptarët, i rrënoi ekonomikisht, rrënoi shpresën. Ajo që nuk prisja ishte që nga ana e tyre që e quajmë koleg të votuar nga demokratët, shkuan bashkë me të. E çfarë është kjo? Asgjë më shumë e asgjë më pakë, frikë nga shqiptarët. Se mos të pranosh çështjen e listave të hapura, pra të japësh llogari para shqiptarëve, është vetëm frikë nga gjykimi i shqiptarëve. E kjo është e para gjë që tregon se kush bën pazar e kush jo. Kush do kacaviret tek ajo karrigia e Parlamenti, e t’i fshihet përballjes me shqiptarët, e kush është ballëlartë.
Po kaloj tek pjesa tjetër, ajo që para 2 ditësh kaloi, amnistia. Po a kishte turp më të madh për deputetët që dolën nga listat e Partisë Demokratike, që ngritën kartonin dhe e bashkuan kartonin me Edi Ramën dhe me Ulsi Manjën që t’i lënë protestuesit në burg? Ata protestues i kemi thirrur ne, i kanë thirrur ata. Ne të gjithë bashkë jemi deputetë edhe për shkak të atyre protestuesve që rrinë burgjeve, e gjykatave, e prokurorive, e policive. Erdhi rasti që të paktën me amnistinë t’ua hiqnim këtë hall, i bashkuan votat me Edi Ramën. I bashkuan votat me atë që urdhëroi policinë të hidhte gaz në Astir, në Shkozë, në Bregun e Lumit, tek Teatri, tek protestat tona. Kjo aleancë pazari ka vetëm frikën që i ka mbledhur bashkë. E para është frika nga shqiptarët, e dyta është frika nga drejtësia. Secili ka të njëjtin hall. Ramës i shkojnë nga e hëna në të shtunë shkojnë në SPAK. Dhe si mendoi ju është kjo një situatë komode për ta? Këta situata çfarë bëjnë, i thërrasin njëri-tjetrit për të bërë një aleancë. Dhe amnistia ishte një sinjal për t’i çuar SPAK-ut.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co