Partizani ka afruar në merkato mbrojtësin Bozo Mikulic. Lajmi është bërë publik nga klubi i kuq, nëpërmjet kanaleve zyrtare. Futbollisti ka nënshkruar një kontratë që do e mbajë në kryeqytet, të paktën për një vit e gjsymë.
“Klubi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Božo Mikulić .Mbrojtësi kroat 27 vjeçar ka nënshkruar një kontratë për 1 vit e gjysëm me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon me kampionët. Mikulić përgjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Hajduk Split, Slaven Belupo dhe Messinës në Itali” – Shkruan klubi.
Futbollisti kroat ka luajtur në vendin e tij për skuadra si Hajduk Split dhe Slaven Belupo. Mikulic është aktivizuar edhe në Itali, më saktësisht për të rinjtë e Sampdorias dhe për Messinën në Serie C.
Tashmë, trajneri i Partizanit, Orges Shehi, do të ketë një alternativë më shumë për prapavijën. Debutimi mund të vijë me datën 3 shkurt, në ndeshjen ndaj Egnatias.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co