Drejtuesit e rrjeteve sociale përballë Senatit, Komiteti Gjyqësor kërkon të merren masa për të ndaluar abuzimin e fëmijëve

drejtuesit e rrjeteve sociale perballe senatit komiteti gjyqesor kerkon te merren masa per te ndaluar abuzimin e femijeve
drejtuesit e rrjeteve sociale perballe senatit komiteti gjyqesor kerkon te merren masa per te ndaluar abuzimin e femijeve

Anëtarët e Komitetit Gjyqësor dypartiak të Senatit amerikan janë shprehur thonë se kanë mbaruar së artikuluari argumentet e tyre kur bëhet fjalë për sigurinë e fëmijëve dhe adoleshentëve në mediat sociale. Ata theksojnë se duan përkushtim nga ana e gjigantëve të rrjeteve sociale.

Në seancën dëgjimore të së mërkurës, senatorët kishin përballë CEO nga Discord, Meta, Snap, TikTok dhe X në diskutimet për të mbrojtur të rinjtë nga abuzimi në internet. Por pas vitesh përpjekjesh për të trajtuar këtë çështje, disa kërkuan të dinin nëse CEO-të mbështesin ligjet që do t’i vendosnin ata ndaj përgjegjësisë për abuzim në platformat e tyre dhe do t’u kërkonin atyre të largojnë materialet problematike.

“Zgjedhjet e dizajnit të kompanive, dështimet e tyre për të investuar në mënyrë adekuate në besim dhe siguri, ndjekja e vazhdueshme e angazhimit dhe fitimit mbi sigurinë bazë, të gjitha i kanë vënë në rrezik fëmijët tanë,” tha Kryetari i Komitetit Dick Durbin.

Megjithatë ai shtoi se faji nuk qëndron vetëm mbi supet e industrisë së teknologjisë, duke thënë se Kongresi duhet të bëjë pjesën e tij për të mbrojtur fëmijët në internet.

Gjatë komenteve të tij hapëse, Senatori Lindsay Graham, R-SC, iu drejtua drejtuesit të Meta, Mark Zuckerberg, duke thënë se ai ka “gjak në duart e tij” për shkak të vdekjeve të lidhura me faqet në pronësi të Meta-s si Instagram dhe Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →