Pas 4 fitoreve radhazi, Dortmund humbet terren në garën për Champions, teksa pësoi disfatë 0-1 nga Stuttgart. Të besuarit e Edin Terzic hasën mjaft vështirësi që në pjesën e parë, ndaj një kundërshtari që u qartë se nuk kishte ardhur thjeshtë për shëtitje në “Signal Iduna Park”.
Pas barazimit pa gola në pjesën e parë, në të dytën, mysafirët treguan se mund ta fitonin takimin. 90-minutëshi u “vulos” nga një gol i të zakonshmit Guirassy, në të 64-tën. Verdhezinjtë shtuan presionin dhe u vendosën në kërkim të golit të barazimit. Gjithsesi, Stuttgart mbrojti me fanatizëm rezultatin deri në fund, për të marrë kështu 3 pikët.
Dortmund i vendit të pestë me 53 pikë sfidon në ndeshjen tjetër Gladbah, ndërsa Stuttgart i vendit të 3-të (60 pikë) përballet me Frankfurt.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co