Hovenier për rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës: Jemi të shqetësuar se mund të ketë tensione etnike

hovenier per rregulloren e re te bankes qendrore te kosoves jemi te shqetesuar se mund te kete tensione etnike
hovenier per rregulloren e re te bankes qendrore te kosoves jemi te shqetesuar se mund te kete tensione etnike

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, pas një takimi që pati me kryeministrin Albin Kurti në Qeveri, tha se janë të shqetësuar për rregulloren e re të BQK-së që hyri sot në fuqi dhe se kanë rezerva rreth zbatimit të kësaj përpara një përgatitjeje të plotë.

Ai përmendi edhe ndikimin që kjo rregullore do të ketë në ndikimin e jetës së përditshme të qytetarëve serbe.

“Ne mendojmë që kjo çështje meriton më shumë konsideratë dhe gjithashtu diskutime në tavolinën e dialogut. Shqetësimet tona janë që mund të ketë tensione etnike”, tha Hovenier para gazetarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co