![Joao Felix-Barcelona, dëshirë për vazhdimin e bashkëpunimit! Presidenti i Atleticos: Dihet që… 2 joao felix barcelona deshire per vazhdimin e bashkepunimit presidenti i atleticos dihet qe](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/04/joao-felix-barcelona-deshire-per-vazhdimin-e-bashkepunimit-presidenti-i-atleticos-dihet-qe.jpg)
“Ndihem shumë rehat këtu, qyteti është i përsosur. Do të doja të qëndroja, por nuk varet vetëm nga unë.” Disa ditë më parë Joao Felix foli qartë, Ai nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të qëndruar në Barcelonë, pavarësisht faktit se kartoni i tij i përket ende Atletico Madrid.
Klubi katalanas, nëse do të blejë kartonin e sulmuesit, duhet të paguajë jo pak por 50 milionë euro. Duke marrë parasysh momentin e klubit të Barcelonës, është e vështirë të arrihet kjo shifër, pasi përvecc kësaj, sulmuesi portugez nuk po kalon një sezon të shkëlqyeshëm. Joao Felix ka luajtur 23 ndeshje, ku ka realizuar 6 gola. 24-vjeccari ka dhuruar edhe 3 asiste.
Presidenti i Los Colchoneros, Enrique Cerezo foli për këtë temë për mediat spanjolle: “Ai luan për Barcelonën dhe është normale që dëshiron të qëndrojë atje. Barcelona e dëshiron atë dhe ai dëshiron të qëndrojë, kështu që të gjithë janë të lumtur”.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co