Protesta në Hungari, Peter Magyar udhëhoqi tubimin, kërkohet dorëheqja e Viktor Orban

protesta ne hungari peter magyar udhehoqi tubimin kerkohet doreheqja e viktor orban
protesta ne hungari peter magyar udhehoqi tubimin kerkohet doreheqja e viktor orban

Dhjetëra mijëra njerëz protestuan kundër kryeministrit Viktor Orban në Budapest të shtunën, të udhëhequr nga Peter Magyar, një avokat dikur i afërt me administratën por që tashmë është kthyer në kundërshtar.

Protestuesit marshuan drejt Parlamentit, disa prej të cilëve brohorisnin “ne nuk frikësohemi” dhe “Orban, jep dorëheqje!” Shumë prej protetsuesve mbanin ngjyrat kombëtare të kuqe-bardhe-jeshile ose mbanin flamurin kombëtar, simbole që partia e Orbanit – Fidesz – i ka përdorur si simbolin e tyre politik gjatë dy dekadave të fundit.

Avokati Peter Magyar, 43 vjeç, dikur ishte i martuar me ish-ministren e Drejtësisë në Qeverinë e Orbanit, Judit Varga, dhe tashmë synon të sfidojë Orbanin duke krijuar partinë e tij.

Magyar u bë shumë i njohur në shkurt, kur bëri komente tronditëse për punën e brendshme të Qeverisë. Ai e publikoi gjithashtu edhe një incizim të një bisede me ish-bashkëshorten, ku ajo flet në hollësi për një tentim nga një ndihmës i lartë i shefit të kabinetit të Orbanit për të ndërhyrë në një rast ryshfeti.

Ndërkohë prokurorët po hetojnë deklaratat e tij. Hetimi vjen në një kohë të ndjeshme politikisht për Orbanin, teksa zgjedhjet parlamentare në Bashkim Evropian mbahen në qershor.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →