Dritan Mehmeti , trajneri i Dinamos analizoi barazimin 1-1 me Kukësin.
“Normalisht ne e dinim forcën e Kukësit sepse ka bërë mirë 3-4 javët e fundit dhe vinin me entuziasëm duke ditur që ka bërë mirë edhe në kupë. Lojtarët duhet të përshtateshin më shpejt me terrenin. Edhe pse i porosita lojtarët, mos të mbanin topin në zona të rrezikshme… Ne i dhamë mundësi kundërshtarit me gabimet tona. Përsa i përket pjesës së dytë, kemi patur shumë raste që duhet të ishim shumë të qetë para portës. Edhe te goli i dhamë iniciativë kundërshtarit. Megjithatë kjo është lojë gabimesh dhe normalisht duhet të jemi më të kujdesshëm pasi janë situatat që zgjidhin ndeshjet.
Porositë që kishin dhënë dhe moszbatimi i tyre, ju mërzit?
“Normalisht kur i porosit lojtarët dhe ata nuk përmirësohen të vjen keq. Kukësi na ka rrezikuar nga mospozicionimet tona, si në rastin e golit. Behiratche duhet të vepronte ndryshe. Janë gabime individuale dhe duhet të përmirësohemi patjetër. Është kampionati që nuk na i lejon, pasi mund të kemi humbur edhe 2 pikë sot”.
I përmbushi pritshmëritë krahu i majtë?
“Lorran ishte lojtari më i rrëzikshëm, duke i marrë kohën Salamit. Normalisht duke patur parasysh, duhet të kërkonim më shumë me Vilën ose Denissonin. S’duhet të vinte me mbivendosje Lorran, duke ditur që Salami është i shpejtë. Lorran ka bërë një ndeshje të mirë. Kështu e kisha përgatitur skuadrën. Ne i kishim mundësitë dhe rastet”.
A mungon se mungesat e rëndësishme që patët sot të detyruan të mos hidheni në lojë sulmuese?
“Normalisht edhe pjesa që zëvendësoi lojtarët që mungonin, më pëlqyen. Terreni nuk na lejonte shumë për mënyrën sesi ne e shprehim filozofinë. Isha në pritje për të rinisur me Patrik Bardhin, duke zbritur Denisson në linjat e mesfushës. Pas golit, Kukësi zbriti poshtë me bllok të ulët dhe duhet të kërkonim më shumë ekuilibër” – Tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co