“Gëzuar me ju” vjen me një mbrëmje dedikuar artistëve të rinj

gezuar me ju vjen me nje mbremje dedikuar artisteve te rinj
gezuar me ju vjen me nje mbremje dedikuar artisteve te rinj

Programi “Gëzuar me ju”, me moderatore Ola Brukon dhe vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti, këtë të diel kishte në qendër artistë të rinj por shumë të talentuar, të cilët sapo e kanë nisur karrierën e tyre.

Veç Gresa Gjocerës, e cila është pjesë e këngës më të re të Endri Priftit, “E poshtër❤️(Besomë)”, në studio ishin të ftuar edhe këngëtarët Genti Deda, Vjollca Osmani, Ergita Bahja.

Genti Deda këndoi dy nga këngët e tij “Një Jetë” dhe “A po vjen”  dhe këngën “Kaçurrelja”.  Vjollca Osmani, e cila gjatë programit theksoi se ka dëshirë që emri i saj artistik të jetë Lejla, këndoi këngën “Margjelo” dhe këngën e saj “Për inat”, ndërkohë që Ergita Bahja kishte zgjedhur për të interpretuar këngën e Eranda Libohovës “Pres të më thërrmosh” dhe këngën e saj “Për dashurinë”.

I ftuar në program ishte dhe kompozitori Genti Myftaraj i cili foli për bashkëpunimet që ka patur me artistët ndër vite, por edhe me artistët e rinj, disa prej të cilëve ishin në studio, si me Ergita Bahjan, që është edhe producenti i saj, dhe Gent Dedën.

“Me këngëtarët e rinj ke një përgjegjësi më të madhe. Duhet të punojnë shumë për të krijuar fansat e tyre realë”, tha Myftaraj.

I pyetur se nga frymëzohet për këngët e bukura që ka realizuar ndër vite, kompozitori tha, “Unë dashurinë e prek gjithandej, në natyrë, në kafe, te dy njerëz që shoh se janë të lumtur, dashuria na mban gjallë”.

Të ftuara në “Gëzuar me ju” ishin edhe mikeshat e Vjollca Osmanit, Etleva Tafa, Jona Panavija dhe Griselda Zota, të cilat u shprehën se janë adhuruese të muzikës së mirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →