Futbollisti i Shpresave i jep fund krizës së skuadrës në Turqi, goli i 6 në kampionat mjafton për një barazim

futbollisti i shpresave i jep fund krizes se skuadres ne turqi goli i 6 ne kampionat mjafton per nje barazim
futbollisti i shpresave i jep fund krizes se skuadres ne turqi goli i 6 ne kampionat mjafton per nje barazim

Dijarbekirspor nuk po kalon një sezon të lumtur në futbollin turk, Skuadra e cila ka rënë në kategorinë e tretë, nuk është në nivelet e viteve të mëparshme kur merrte pjesë edhe në kampionatin e elitës dhe aktualisht gjendet në mesin e renditjes në këtë kategori.

Së fundmi kjo skuadër kishte kaluar edhe një krizë të mirëfilltë rezultatesh, pasi kishte shënuar 5 humbje radhazi. Për të dalë nga kriza me një pikë kthese në transfertë, e ka ndihmuar mesfushori ofensiv i përfaqësueses Shpresa, Arda Kurtulan.

Ky i fundit ka shënuar golin e vetëm për skuadrën e tij në ndeshjen e sotme të mbyllur me shifrat 1-1 ndaj Altinordu. Ky ishte goli i 6 i Kurtulan në këtë sezon me Dijabekirspor, ku është transferuar pasi nuk po gjente hapësira te Fenerbahçe që zotëron karotinën  tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →