Paraqitjet e legjionarëve/ Shkëlqejnë Bajrami & Roshi, shënojnë edhe Manaj e Seferi, Aliji jep asist

paraqitjet e legjionareve shkelqejne bajrami roshi shenojne edhe manaj e seferi aliji jep asist
paraqitjet e legjionareve shkelqejne bajrami roshi shenojne edhe manaj e seferi aliji jep asist

Java që sapo lamë pas ka qenë mjaft pozitive për një pjesë të madhe të legjionarëve kuqezi në klubet e tyre. Gola, asiste, paraqitje mjaft të mira e vlerësime të larta kanë marrë disa prej lojtarëve shqiptarë që aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.

Nedim Bajrami ishte një prej protagonistëve kryesor në kampionatin italian. Mesfushori kuqezi shkëlqeu në fushë me Sassuolon në ndeshjen ndaj Salernitana, teksa fillimisht asistoi për golin e parë që u shënua nga Lauriente. Në fundin e pjesës së parë Bajrami gjeti edhe rrugën e rrjetës duke i çuar shifrat në 2-0 për Sassuolon. Në fund takimi përfundoi në barazim 2-2, ndërsa Bajrami ishte lojtari më i mirë në fushë, i vlerësuar me notën 8.5 nga sajti i specializuar për statistika sofascore.

Në Turqi, Rey Manaj shënoi golin e vetëm në takimin Sivasspor – Karagumruk dhe i dhuroi fitoren skuadrës së tij. Sulmuesi kuqezi arriti kuotën e 16-të realizime në kampionat, teksa më mirë se ai kanë bërë vetëm Mauro Icardi (18) dhe Edin Dzeko (19).

Këtë javë në kampionatin turk shkëlqeu edhe Odise Roshi. Mesfushori kuqezi ishte protagonisti kryesor për skuadrën e tij Sakaryaspor në fitoren 2-0 ndaj Buluspor. Fillimisht Roshi shërbeu saktë për shokun e skuadrës në minutën e 3-të të takimit, ndërsa në fundin e pjesës së parë gjeti edhe rrugën e rrjetës duke vulosur fitoren e Sakaryaspor. Pas përfundimit të ndeshjes, Roshi u vlerësua edhe si lojtari më i mirë me notën 8.6 nga sajti i specializuar për statistika sofascore.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, rrugën e rrjetës e gjeti Taulant Seferi. Sulmuesi kuqezi shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij Bani Yas, në humbjen 3-1 ndaj Al Wahda. Seferi e nisi si titullar dhe realizoi një gol mjaft të bukur në minutën e 53-të, i shtati këtë sezon në kampionat për sulmuesi kuqezi.

Naser Aliji vijon të dhurojë paraqitje pozitive në kampionatin rumun. Mbrojtësi kuqezi dha kontributin e tij me një asist në fitoren 4-0 të Voluntari ndaj Petrolul. Aliji shërbeu saktë për shokun e skuadrës Rata, që zhbllokoi takimin në minutën e 20-të.

Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Elhan Kastrati, Berat Gjimshiti, Enea Mihaj, Frederic Veseli, Jon Mersinaj, Ylber Ramadani, Myrto Uzuni, Ernest Muçi, Arbnor Muçolli dhe Sokol Cikalleshi, ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues edhe Marash Kumbulla, Mario Mitaj, Keidi Bare, Arbnor Muja, Jasir Asani dhe Armando Broja.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →