Lajçak: Kosova e Serbia s’janë të gatshme për normalizim, shpresoja që shumica e pikave të marrëveshjes do të zbatoheshin

lajcak kosova e serbia sjane te gatshme per normalizim shpresoja qe shumica e pikave te marreveshjes do te zbatoheshin
lajcak kosova e serbia sjane te gatshme per normalizim shpresoja qe shumica e pikave te marreveshjes do te zbatoheshin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, u ka bërë thirrje sërish Kosovës dhe Serbisë që ta zbatojnë Marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

Lajçak tha në forumin “BE-ja takon Ballkanin” në Sofje se kjo marrëveshje s’mund të zhbëhet.

“Marrëveshja është aty dhe nuk mund të zhbëhet. Po të kishte pasur marrëveshje më të mirë, apo të kishte pasur porpozim më të mirë, dikush do të propozonte. Nuk është ashtu. Duhet fokusuar te zbatimi i kësaj marrëveshje”, tha Lajçak.

Diplomati sllovak foli për nevojën e krijimit të një atmosfere të përshtatshme për normalizim marrëdhëniesh. Për këtë, ai tha se duhet që “rajoni të besojë se është momenti për zgjerimin e BE-së”.

“Në momentin që partnerët tanë e kuptojnë se progresi në normalizim çon te progresi në rrugën e tyre drejt BE-së, atëherë do të shohim përparim të madh”, tha Lajçak.

Lajçak tha se “palën nuk janë të gatshme për normalizim”, dhe se ai ka shpresuar se që “deri sot shumica e pikave të zbatoheshin”.

“Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë është çështje shumë e ndjeshme. Nuk besoj se palët janë të gatshme për këtë, nuk besoj se shoqëritë janë të gatshme për këtë”, tha Lajçak.

“Sa herë që ka përparim, dy liderët, Albin Kurti e Aleksandar Vuçiq kritikohen ashpër nga opozita. Por, në realitet ata duhet përgëzuar që bëjnë përparim drejt normalizimit, pasi është gjë e mirë për qytetarët. Është e qartë që nuk mund të bësh përparim drejt normalizimit kur ke kriza në terren”, tha tutje Lajçak.

Ai tha se procesi i normalizimit Kosovë-Serbi është “procesi më strategjik në Ballkanin Perëndimor”, dhe i cili ka ndikim në gjithë rajonin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →