Koleksioni i Konicës vjen në Arkivin Qendror të Shtetit, mbi 8 mijë dokumente rikthehen në Shqipëri

koleksioni i konices vjen ne arkivin qendror te shtetit mbi 8 mije dokumente rikthehen ne shqiperi
koleksioni i konices vjen ne arkivin qendror te shtetit mbi 8 mije dokumente rikthehen ne shqiperi

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka njoftuar ditën e sotme se mbi 8 mijë dokumente mbi Shqipërinë dhe shqiptarët do të kthehen në vend.

Institucioni njoftoi se këto dokumente të marra nga arkivat amerikane, së bashku me dy kolana gazetash, përfshirë “Albania”-n e themeluar nga “enciklopedia shëtitëse”, Faik Konica, kalojnë prej ditës së sotme nën zotërimin e Arkivit Qendror Shtetëror (AQSH), si rezultat i aktit të dhurimit të kryer prej studiuesit Artan Hoxha.

Njoftimi:

DPA-ja ka kënaqësinë t’ju njoftojë se mbi 8 mijë dokumente mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, kthehen në tokën amë!
Kjo tërësi dokumentesh e marrë nga arkivat amerikane, së bashku me dy kolana gazetash, përfshirë “Albania”-n e themeluar nga “enciklopedia shëtitëse”, Faik Konica, kalojnë prej ditës së sotme nën zotërimin e Arkivit Qendror Shtetëror (AQSH), si rezultat i aktit të dhurimit të kryer prej studiuesit Artan Hoxha.
Sikurse ka dëshmuar edhe precedenca e akteve të dhurimit, materialet dokumentare dhe fotografike të marra në dorëzim prej DPA-së, kanë shërbyer për pasurimin e fondeve, duke ofruar edhe shtysa për nisjen e hulumtimeve të reja. Kujtojmë dhurimin e arkivit vetjak të ngjeshur të poetit Lasgush Poradeci (2017) dhe të veprimtarit politik Reuf Fico (2018). Po ashtu, në AQSH strehohen edhe dorëshkrime të shumta të Musine Kokalarit, në përmbushje të vullnetit të saj që “një pjesë e dorëshkrimeve të dorëzoheshin në Arkivin e Shtetit, pranë Sotir Kolesë” (deklaratë e bërë prej familjares së saj, Bibika Kokalari).
Arkivi të përket! Historia është një pasuri kolektive!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →