VIDEO/ Nuk ndalet Meta, hipën sërish mbi hekura dhe mban fjalim

video nuk ndalet meta hipen serish mbi hekura dhe mban fjalim
video nuk ndalet meta hipen serish mbi hekura dhe mban fjalim

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përsëritur veprimin e bërë disa ditë më parë, teksa u ngjit mbi një hekur dhe përcolli një mesazh.

Edhe sot Meta ka hipur sërish majë paraleles, me të cilën u bë viral në rrjetet sociale.

Kreu i PL ka mbajtur edhe një fjalim të shkurtër.

“”Faleminderit” Bashkisë së Tiranës që ndjek aktivitetet e mia sportive dhe që më në fund u kujtua ta lyejë me bojë të bardhë kuadratin e hekurit tek kodrat e kryeqytetit!

Një përshëndetje edhe për të gjithë ata që herën e parë menduan se isha ngjitur këtu me helicopter”, shkruan Meta.

[embedded content]

Ilir Meta publikon çdo ditë video nga palestra si dhe nga aktiviteti i tij fizik në natyrë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co