Festa e ekzagjëruar pas fitores në derbi, merret vendimi për Gianluca Mancinin

festa e ekzagjeruar pas fitores ne derbi merret vendimi per gianluca mancinin
festa e ekzagjeruar pas fitores ne derbi merret vendimi per gianluca mancinin

Asnjë skualifikim për Gianluca Mancinin, pas festës së ekzagjëruar në fund të derbit të fituar ndaj Lazios. Mancini mori nga ultrasit një flamur bardhekaltër me një mi të zi në qendër dhe e tundi për disa sekonda përpara se t’ua kthente tifozëve.

Për këtë veprim, edhe pse pritej një dënim për disa ndeshje mungesë, lojtari i Romës ia ka hedhur paq me një gjobë 5000 euro.

“Gjykata sportive, pasi ka marrë nga Prokuroria Federale dokumentacionin e kërkuar vendosi të gjobisëë futbollistin Gianluca Mancin me 5,000.00 €, për shkak të valëvitjes së një pankarte fyese ndaj tifozëve të ekipit kundërshtar” – Shkruhet në njoftim.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co