Komisioni i PE miratoi raportin e liberalizimit të vizave për serbët e Kosovës, reagon Qeveria: “Kordinacija”, precedent i rrezikshëm

komisioni i pe miratoi raportin e liberalizimit te vizave per serbet e kosoves reagon qeveria kordinacija precedent i rrezikshem
komisioni i pe miratoi raportin e liberalizimit te vizave per serbet e kosoves reagon qeveria kordinacija precedent i rrezikshem

Komisioni për Liri Qytetare dhe Punë të Brendshme i Parlamentit Evropian miratoi të martën raportin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në territorin e Kosovës.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar Klisman Kadiu, këshilltar për media i zv/kryeministrit Besnik Bislimi.

Ai ka thënë se shpreh keqardhje për vendimin e sotëm, që sipas tij “nuk reflekton realitetin e së drejtës për udhëtime pa viza të qytetarëve nga komuniteti serb”.

Kadiu ka thënë se qytetarët nga komuniteti serb nuk janë të izoluar e as komuniteti i vetëm që nuk mund të udhëtojë drejt Evropës.

Ai shtoi se serbët po vazhdojnë me interesim të lartë të pajisen me dokumente të Kosovës. Kadiu i ka bërë thirrje atyre që të vazhdojnë të pajisen me dokumente.

“Qytetarët tanë nga komuniteti serb nuk janë të izoluar e as komuniteti i vetëm që nuk mund të udhëtojë drejt Evropës. Qytetarët tanë nga komuniteti serb, po vazhdojnë të pajisen me dokumenta të shtetit tonë dhe të ketë interesim të lartë, e ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje qytetarëve që të pajisen me to, në mënyrë që ta shfrytëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë pas arritjes së liberalizimit të vizave për shtetin tonë. Ne vijojmë të qëndrojmë në gatishmëri e me kapacitete të plota për të përmbushur kërkesat e tyre.”

Kadiu ka ritheksuar se “pasaportat ilegale të lëshuara nga Serbia shkelin sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, andaj dhe nuk mund të njihen apo të jenë dokument i vlefshëm udhëtimi”.

“Ky qëndrim rrezikon të krijojë një precedent të rrezikshëm, kur vetëm para më shumë se një viti, një tentativë e njëjtë për njohjen e dokumenteve ruse të udhëtimit të lëshuara në Ukrainë dhe Gjeorgji, u dënua dhe nuk u pranua nga vetë institucionet e BE-së.”

Ky vendim, Kadiu ka thënë se ka ndikim negativ në integrimin e komunitetit serb në Kosovë por edhe në procesin e dialogut.

“Shtyrja para e këtij propozimi, ka impakt negativ në integrimin e komunitetit serb në Kosovë, por edhe në procesin e dialogut. Që prej momentit kur është inicuar ky propozim nga Komisioni Evropian, i kemi informuar vazhdimisht të gjitha institucionet e BE-së për pasojat dhe efektet negative të një vendimi të tillë.”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →