“Goditja ndaj meje, me frymëzim politik”, Arben Ahmetaj thyen heshtjen: Nuk u arratisa nga Shqipëria

goditja ndaj meje me frymezim politik arben ahmetaj thyen heshtjen nuk u arratisa nga shqiperia
goditja ndaj meje me frymezim politik arben ahmetaj thyen heshtjen nuk u arratisa nga shqiperia

Ish-zv. kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj ka thyer heshtjen mbrëmjen e sotme pasi prej muajsh është larguar nga Shqipëria ku kërkohet nga SPAK në një intervistë për gazetarin Çim Peka.

Ahmetaj u shpreh se ai nuk është arratisur nga Shqipëria për t’iu shmangur drejtësisë, por sqaroi se kur u informua se do t’i hiqej imuniteti i deputetit ai ishte me familjen jashtë vendit me pushime.

Ish-ministri u shpreh se dosja ndaj tij është iniciuar me frymëzim politik dhe se kjo është arsyeja se përse ai nuk u kthye në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë.

Pse u larguat nga Shqipëria dhe nuk u përballët me drejtësinë?

Ahmetaj: Dua të sqaroj edhe ata që janë të interesuar, unë nuk jam arratisur nga Shqipëria sic dikush që tentojnë të bëjnë të diturin pretendon, as më ka lejuar njeri të largohem ,as më ka ndihmuar njeri. Kur mësova se kërkohej imuniteti im ka qenë data në mos gaboj, 8 ose 9 korrik. Isha me familjen jashtë vendit për pushime dhe dua të sqaroj se isha i përgatitur për ekstremitetin që kur filloi.
Shqiptarët mendojnë se filluan me mercenarin që doli para SPAK, jo ka filluar shumë më herët.
Unë kam pasur besim te vetja ime, por jo të drejtësia. Që të kërkosh imunitetin e një deputeti, ish-ministri nuk është më çudi. Të ndodhi kjo në kuadrin e drejtësisë së re, ku në krye të 3 muajve të kërkohet arrestimi im…
Kurrë nuk mendoja se do e bëja përballjen me drejtësinë në këtë formë. që në një drejtësi të re unë do largohesha për shkak të influencimit politik të drejtësisë në thonjëza të re. Nuk e mendoja se një dosje e tillë do krijohej me frymëzim politik.

Kur kam lexuar dosjen, indikacionet i kisha të pjesshme. Ajo bazohet në supozime. E humba besimin te SPAK dhe kam frikë mos ta humbas te e gjithë drejtësia e supozuar e re. Unë refuzova të kthehesha kur u kërkua imuniteti im, sepse goditja ime ishte inciuar me orientim politik.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →