Kim Kardashian shfaqet seksi dhe provokuese në rrjetet sociale, merr 2.5 milionë pëlqime në pak orë në Instagram

kim kardashian shfaqet seksi dhe provokuese ne rrjetet sociale merr 2 5 milione pelqime ne pak ore ne instagram
kim kardashian shfaqet seksi dhe provokuese ne rrjetet sociale merr 2 5 milione pelqime ne pak ore ne instagram

Kim Kardashian dhe motrat e saj morën edhe një herë vëmendjen e miliona ndjekësve të tyre në rrjetet sociale, me postimet që bënë nga plazhet ekzotike, ku kaluan disa ditë pushime.

Postimi i 43-vjeçares në Instagram në orët e para të së hënës, më 8 prill, ka grumbulluar gati 2.5 milionë pëlqime në vetëm pak orë.

Në postim, Kim Kardashian pozon me një rroba banje të vogla nga koleksioni i saj dhe një kapele kauboj në kokë. Në një foto, ajo pozoi teksa fliste në telefon me dikë.

Megjithatë, në shumicën prej tyre ajo pozon duke bërë disa selfie. Me të kanë qenë edhe motrat e saj Khloe dhe Kourtney Kardashian, siç ka bërë të ditur ajo në postimin e saj. Me Chloe, ato janë fotografuar së bashku, të shtrira në rërë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co