Nuk deklaroi mijëra euro, franga e fiorenta në Kakavijë, procedohet penalisht 69-vjeçari nga Gjermania

nuk deklaroi mijera euro franga e fiorenta ne kakavije procedohet penalisht 69 vjecari nga gjermania
nuk deklaroi mijera euro franga e fiorenta ne kakavije procedohet penalisht 69 vjecari nga gjermania

Autoritetet në pikën kufitare të Kakavijës kanë zbuluar një rast të mosdeklarimit të të hollave dhe sendeve me vlerë, ndërsa është proceduar penalisht 69-vjeçari nga Gjermania që i posedonte.

Raportohet se janë sekuestruar 8390 euro, 12 300 franga zviceriane, 85 000 fiorenta hungareze, 470 dinarë dhe 15 lingota floriri.

Sakaq, materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

PKK Kakavijë/Kontrolle të detajuara nga shërbimet e Policisë, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

Në kuadër të rritjes së efektivitetit të punës së strukturave të kufirit e migracionit, për goditjen e krimeve ndërkufitare, është goditur 1 rast i mosdeklarimit të të hollave dhe sendeve me vlerë.

Sekuestrohen 8390 euro, 12 300 franga zviceriane, 85 000 fiorenta hungareze, 470 dinarë dhe 15 lingota floriri.

Procedohet penalisht shtetasi gjerman 69-vjeçar që i posedonte.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavijë, si dhe i koordinimit të informacionit, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe me etikë, qytetatëve në hyrje/dalje, është goditur një rast i mosdeklarimit të të hollave dhe sendeve me vlerë.

Në bazë të analizës së riskut, në dalje të RSh-së, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti tip furgon me të cilin udhëtonte shtetasi A. F.

Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 8390 euro, 12 300 franga zvicer ane, 85 000 fiorinta hungareze, 470 dinarë dhe 15 lingota floriri, të cilat nuk i kishte deklaruar para autoriteteve doganore.

Furgoni dhe shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u procedua në gjendje të lirë shtetasi gjerman A. F., 69 vjeç, banues në Greqi.

Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →