“Opozita duhet të bashkohet për të…”, Agim Baçi: Forma e pushtetit që ka zgjedhur Rama synon të marrë çdo lloj domejni përfshirë opozitën dhe shoqërinë civile

opozita duhet te bashkohet per te agim baci forma e pushtetit qe ka zgjedhur rama synon te marre cdo lloj domejni perfshire opoziten dhe shoqerine civile
opozita duhet te bashkohet per te agim baci forma e pushtetit qe ka zgjedhur rama synon te marre cdo lloj domejni perfshire opoziten dhe shoqerine civile

Duke komentuar marrëveshjen midis mazhorancës dhe opozitës së rithemelimit, opinionisti Agim Baçi i ftuar në “Open” në News 24, tha se Rama nuk i zbaton marrëveshjesh dhe forma e pushtetit që ai drejton synon kontrollin e çdo gjëje.

“Është tallje dhe unë Ramës nuk i besoj fare! Nuk e ka shpikur Rama, është një shkollë e përhershme. Autokracia që ka ndërtuar Rama janë pushtete të tilla që duan zgjerim të përhershëm sepse nuk ndihen të sigurt në asgjë. Janë si diktaturat që ndjekin narrativen e grupit armiqësor. E ka bërë edhe Berisha kur ka qenë në pushtet, të zvogëlojë kundërshtarin dhe ta përçajë, Rama e ka këtë.

Unë jam kundër kësaj politike sepse ne nuk i zgjedhim për të përça kundërshtarin, por për të ndërtuar këtë vend. Opozita duhet të gjejë zgjidhje për ta zvogëluar këtë fuqi të Ramës dhe gjërat që na bashkojnë janë shumë më të mëdha. Ajo që mua më trishtoi është se u ule të bësh një marrëveshje dhe pas dy javësh të mos çosh deputetët. I dha komisione, e shkele në mënyrë të hapur Kushtetutën. Të gjitha raportet ndërkombëtare thonë se Parlamenti e ka humbur funksionin pasi nuk e kontrollon kryeministrin.

Mendon që çdo njeri është jashtë ti si në diktaturë kur Enveri thoshte e ka bërë Mehmeti në kokën e vet dhe nuk mbaj përgjegjësi politike. Ai nuk ndalet sepse synon të marrë çdo lloj domejni, atë të opozitës, të shoqërisë civile. A keni parë shoqëri civile sot? Në kohën e Berishës protestonte edhe për gardhin e hekurit atje. Tani nuk ka sepse lloji i pushtetit të Ramës nuk lejon asgjë tjetër. Pas arritjes së marrëveshjes, për mua është qetësi e gënjeshtër. Ishte më reale protesta duke u përballur”, theksoi Baçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →